LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Kosova do ta përmirësojnë këmbimin tregtar

Maqedonia dhe Kosova do ta përmirësojnë këmbimin tregtar

Ministri i ekonomisë, Driton Kuçi, gjatë ditë së sotme në hapësirat e Ministrisë ka realizuar një takim dypalësh me ministren kosovare për tregti dhe industri, Hikmete Bajrami, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin rrjedhës në sferën e tregtisë dhe ekonomisë si dhe për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Përndryshe gjatë viti të kaluar nga Kosova në Maqedoni kanë hyrë 69.573 kamionë, ndërsa nga Maqedonia në Kosovë 71.253 me mallra të ndryshme.


Të dy ministrat janë pajtuar për aktualizimin e çështjes për hetimin e mundësisë për doganimin e mallrave në kalimin kufitar Jazhincë, që do të thoshte një lehtësim për bizneset e të dy vendeve.

Në takimin dypalësh ministrat janë marrë vesh që së shpejti të organizohet një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të komunitetit të biznesit nga të dy vendet me se do të kontribuohet për projekte të reja afariste.

Ministri Kuçi ka shfrytëzuar këtë takim për tu falënderua për ndihmën që institucionet dhe kompanitë nga Kosova e kanë dërguar në zonat e prekura nga vërshimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori