LAJMI I FUNDIT:

Osmani, kundër demarkacionit: Liberalizmi nuk do të ndodh, pa u luftuar korrupsioni (Video)

Osmani, kundër demarkacionit: Liberalizmi nuk do të ndodh, pa u luftuar korrupsioni (Video)

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, thotë se përderisa nuk ka pajtim të së paku dy të tretave të deputetëve për demarkacionin me Malin e Zi, kjo çështje do të shkaktojë probleme. Ajo po ashtu reagon me faktin se kjo marrëveshje do të kalojë në Kuvend.

“Demarkacioni mundet dhe duhet te rrëzohet me vote”, ka thënë ajo. “Demarkacioni nuk duhet të shkojë në Kuvend pa kërkuar falje kryeministri, që ka fyer rëndë njerëzit që kanë ekspertizë në këtë fushë e që kanë kundërshtuar me argumente demarkacionin”.

Osmani ka thënë se i ka bërë disa pyetje në debatin e 3 gushtit për Demarkacionin, porse në asnjërën nga to nuk ka marrë përgjigje.


Sipas saj, propozimi i Komisionit Shtetëror për demarkacionin nuk është në përputhje me Pakon e Ahtisaarit.

“Sipas Ahtisaarit, 31 dhjetori 1988 është data që parasheh kufijtë e Kosovës, që kanë qenë në fuqi në vitin 1974. Kadastra nuk e përcakton kufirin shtetëror. Me argumente, më 3 gusht, u dëshmua se ky demarkacion nuk është në rregull. Tash kjo duhet të dëshmohet me vota”, shtoi ajo. “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka mbrojtur këtë territor dhe nuk mundet me u votu një alternativë tjetër”.

Osmani thekson se në vitin 2007, dikush nga Kosova ka dërguar koordinata të kufijve të Republikës së Kosovës në Euro Geographics, por nuk e di kush, pos që presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu, nuk e ka autorizuar askënd.

“Por, aty del se Malin e Zi ka 6600 hektarë më pak se tash pas demarkacionit”, thotë ajo.

Osmani gjithashtu ka thanë se përveç demarkacionit, kriter për liberalizmin e vizave është edhe luftimi i korrupsionit. Madje, sipas saj, edhe nëse votohet demarkacioni, liberalizimi është i vështirë pa luftimin e korrupsionit. /Telegrafi/

https://youtu.be/4Pf5JcyYCRI