LAJMI I FUNDIT:

Një arsye më shumë pse mund ta shohim Mustafin te Arsenali

Një arsye më shumë pse mund ta shohim Mustafin te Arsenali

Gabriel Paulista është dëmtuar në ndeshjen miqësore ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Lëndimi i tij është dukur mjaft serioz, gjë që ia shton telashet Arsene Wengerit për fazën defensive.

Klikoni për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE


Topçinjtë tashmë nuk e kanë në dispozicion Per Mertesackerin për muajt e parë të sezonit 2016/2017, ashtu që duhet të reagojnë shpejt në tregun e transferimeve.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, ka qenë shënjestra kryesore e klubit anglez, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me Valencian.

Pritet që Arsenali të ofrojë deri në 24 milionë euro për lojtarin që e përfaqëson Gjermaninë dhe tashmë është i detyruar ta bëjë këtë. /Telegrafi/