LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja të Nexus debutojnë më 4 tetor

Modelet e reja të Nexus debutojnë më 4 tetor

Një raport i cili citon ‘burimet e afërta të kompanisë’ ka bërë të ditur se Nexus-ët e ri nga Google, Sailfish dhe Marlin do të debutojnë më 4 tetor.

Pajisjet që spekulohen se janë në zhvillim nga HTC do të përdorin protokolin standard të Nexus dhe do të përdorin verzionin më të ri të Android, Nougat.

Pasuese të Nexus 6P dhe Nexus 5X, Marlin dhe Sailfish pritet të vijnë me ekrane 5.5” dhe 5”.


Spekulimet e mëhershme bëjnë të ditur se Marlin pritet të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon, RAM memorie prej 4 GB, ekran AMOLED 5.5 inç dhe bateri 3450 mAh.

Google Nexus Sailfish në anën tjetër pritet të ketë dizajn të ndërtuar nga alumini, ekran 5 inç me panel rezolucionesh prej 1080 piksel dhe bateri 2770 mAh./Telegrafi/