LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pali, mos e prish gjuhën po dil e gjejë 8200 hektarët!

Mustafa: Pali, mos e prish gjuhën po dil e gjejë 8200 hektarët!

Kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, që të dalë dhe t’i gjejë 8200 hektarë të humbur të territorit të Kosovës, për të cilët pretendon deputeti Lekaj.

Lekaj i kundërpërgjigjet kryeministrit: Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve
Lexo po ashtu Lekaj i kundërpërgjigjet kryeministrit: Jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve

Ky reagim vjen pas atij në të cilin Lekaj e ka cilësuar Mustafën si kryeministrin më të paaftë.

“Cila do të jetë motoja jote jetësore kryeministër, për të mbuluar kurgjo-në tende për Kosovën”, ka thënë Lekaj.


Ndërkaq, kundërpërgjgja e Mustafës është kjo: “Pali, me mirë do të ishte me dalë për gjah e me i gjete ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Derisa nuk jepni përgjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime”!