LAJMI I FUNDIT:

Demanton Klinika e Syve: Kishte komplikime vetëm tek disa pacientë

Demanton Klinika e Syve: Kishte komplikime vetëm tek disa pacientë

Ka reaguar Klinika e Syve në Shkup ndaj konferencës për shtyp të LSDM-së ku ata thanë ”Duam të ju informojmë në lidhje me një skandal të madh për të cilin ne kemi informacione që ka ndodhur në klinikën e syve në Qendrën Klinike në Shkup. Sipas informacioneve tona, 15 pacientë të operuar tani përballen me një infeksion serioz në sy. Në emër të qytetarëve, ne kërkojmë përgjigje menjëherë nëse kjo është e vërtetë nëse sallat e Klinikës për sëmundje të syve janë të mbyllura për operacione”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më tej LSDM nëpërmjet Goce Çakarovski, kryetari i Komisionit për Shëndetësi të LSDM-së pyeti ”Nëse arsyeja për ndërprerjen e operacioneve në Oftalmologjinë janë infektuar 15 pacientët pas operacionit të tyre? Nëse dhe çfarë pasoja do të kenë njerëzit të cilët janë të infektuar në sytë e operuar? Ne këmbëngulin në përgjigje, çfarë është shkaku i infeksionit? Nëse shkaku i infeksionit është për shkak të kushteve të papërshtatshme në spital apo diçka tjetër? Informacionet që kemi tregojnë skandal të rëndë me përdorimin e produktit të kontaminuar për sytë, të cilat janë trajtuar pacientët e operuar. A është produkti i përdorur Avastin shkaku i infeksionit të rëndë’’

Nga ana tjetër Klinika e Syve në Shkup tani demanton ”Nuk ka ndodhur që në klinikën tonë të ketë pasur 15 pacient të infektuar në sy dhe tani janë në situatë kritike. Gjithashtu demantojmë LSDM-në për informacionet se kushtet në klinikën tonë janë katastrofale. Këto janë akuza të pa baza. Në interes të opinionit, vetëm tek disa pacientë janë vërejtur disa disa komplikime që janë sanuar pas një ndërhyrje të dytë” thonë nga Klinika e Syve në Shkup, duke demantuar LSDM-në dhe kryetarin e tyre të komisionit të shëndetësisë./Telegrafi/


Çakarovski, skandal i madh: Janë infektuar 15 pacientë të operuar në sy (Video)
Lexo po ashtu Çakarovski, skandal i madh: Janë infektuar 15 pacientë të operuar në sy (Video)