LAJMI I FUNDIT:

Çairi dhe Tetova lider me votues të dyshimtë

Çairi dhe Tetova lider me votues të dyshimtë

KSHZ dje ka publikuar listën me votues të dyshimtë dhe ajo çka bie në sy është pjesmarrja masive e shqiptarëve në këtë listë e cila përmban 39.502 votues të dyshimtë të cilët pas verifikimit do të caktohen a hyjnë në listën e votuesve apo do të fshihen totalisht. Ju mund ta kontrolloni listën KËTU dhe të shihni nëse jeni pjesë e kësaj liste e pastaj të paraqiteni në mënyrë elektronike se si ta verifikoni emrin dhe mbiemrin tuaj e pastaj të ju zhvendosin në listën kryesore, të paprekshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Telegrafi Maqedoni ju sjell listën me më shumë votues të dyshimtë sipas komunave:

Komuna e Çairit me 5418 votues që duhet të paraqiten,
Komuna e Tetovës me 3183,
Komuna e Gostivarit 2671,
Komuna Saraj 2420,
Komuna e Kumanovës 2075,
Komuna e Shuto Orizares 1794,
Komuna e Kërçovës 1342

Vërtetimin se kanë të drejtë vote, do ta dëshmojnë me dokument të vlefshëm për identifikim personal. Gjithashtu ekziston opsion për paraqitje nëpërmjet ueb faqes së KShZ, me ç’rast personi duhet ta mbushë aplikimin elektronik dhe ta skanojë letërnjoftimin apo pasaportën.

“Çdo qytetar duhet ta plotësojë aplikimin elektronik të përgatitur dhe të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së me shënimin e numrit amzë. Me këtë rast, votuesi duhet ta paraqesë edhe një dokument identifikues të skanuar apo të fotografuar, që mund të jetë ose letërnjoftimi ose pasaporta. Është e rëndësishme të përmendet se me këtë rast, duhet të duket qartë vendi i lindjes dhe adresa e vendbanimit”, ka thënë Atanas Urumov.

Sipas informatave të KShZ në këtë operacion do të përfshihen Drejtoria për evidencë amë, Ministria e brendshme dhe ministria e jashtme. Ky operacion do të mbikëqyret edhe nga përfaqësuesit e partive të cilët çdo ditë do të mund të parashtrojnë vërejtje. Pas përfundimit të operacionit, do të publikohet lista e personave që janë verifikuar dhe i njëjti do ti shtohet numrit të përgjithshëm të Listës zgjedhore.

Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Todorov siguroi mediat maqedonase se nga këto 39.502 shumica do të jenë shqiptarë nga zona e gjashtë zgjedhore.
“Shumica e votuesve që do të fshihen nga listat e votimit janë shqiptarë dhe janë votues në njësisë zgjedhore numër 6” tha mes tjerash Todorov. Këtë konstatim të Todor nuk mori guxim asnjë parti shqiptare që ta kundërshtojë./Telegrafi/

Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë (Video)
Lexo po ashtu Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë (Video)
” title=”Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë (Video)”]

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori