LAJMI I FUNDIT:

KSHZ sot do të informojë se kur do të publikohen 39.502 votues ”problematik”, që shumica pritet të jenë shqiptarë

KSHZ sot do të informojë se kur do të publikohen 39.502 votues ”problematik”, që shumica pritet të jenë shqiptarë

Komisioni shtetëror zgjedhor dje miratoi Udhëzimet për kontroll, me se që nga sot, prej orës 8:30 deri në orën 19, 39.502 votues të kontestueshëm do të mund ta verifikojnë të drejtën e tyre për të votuar, në një nga zyrat rajonale të KShZ ose në 18 zyrat që do të hapen nëpër komuna, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vërtetimin se kanë të drejtë vote, do ta dëshmojnë me dokument të vlefshëm për identifikim personal. Gjithashtu ekziston opsion për paraqitje nëpërmjet ueb faqes së KShZ, me ç’rast personi duhet ta mbushë aplikimin elektronik dhe ta skanojë letërnjoftimin apo pasaportën.


“Çdo qytetar duhet ta plotësojë aplikimin elektronik të përgatitur dhe të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së me shënimin e numrit amzë. Me këtë rast, votuesi duhet ta paraqesë edhe një dokument identifikues të skanuar apo të fotografuar, që mund të jetë ose letërnjoftimi ose pasaporta. Është e rëndësishme të përmendet se me këtë rast, duhet të duket qartë vendi i lindjes dhe adresa e vendbanimit”, ka thënë Atanas Urumov.

Silvana Boneva ka thënë se KShZ nuk ka për qëllim të fshijë votues nga lista, por se nëpërmjet kësaj fushate, t’i ndihmojë qytetarët që nuk janë gjetur gjatë kontrollit të kryqëzuar, ta realizojnë të drejtën për të votuar.

“Fillojmë me një operacion të vëllimshëm për të cilën na duhet një mbështetje e gjithanshme, përfshi edhe nga mediat. Dëshirojmë dhe apelojmë për kampanjë pozitive, sepse ishim dëshmitarë të shumë dezinformatave. Ky nuk është moment kur duhet të nënçmohet një organ i caktuar, sepse ne si KShZ por edhe të gjithë institucionet shtetërore që na janë në dispozicion, duhet të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të kemi sukses”, ka thënë Boneva.

Bedredin Ibraimi ka theksuar se këta 39.502 votues janë hequr nga numri i përgjithshëm i votuesve, me ç’rast, pas përfundimit të operacionit do të shtohen ata qytetarë që e kanë respektuar afatin ligjor dhe i janë përgjigjur thirrjes së KShZ.

“Me ndryshimet e Kodit zgjedhor, lista zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme pakësohet për këtë numër dhe përmban 1 milion e 764 138 votues. Këta 39. 502 votues që do ta fitojnë të drejtën e votës, duhet të verifikohen në pajtim me udhëzimet tona”, tha ai.

Sipas informatave të KShZ në këtë operacion do të përfshihen Drejtoria për evidencë amë, Ministria e brendshme dhe ministria e jashtme. Ky operacion do të mbikëqyret edhe nga përfaqësuesit e partive të cilët çdo ditë do të mund të parashtrojnë vërejtje. Pas përfundimit të operacionit, do të publikohet lista e personave që janë verifikuar dhe i njëjti do ti shtohet numrit të përgjithshëm të Listës zgjedhore.

Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Todorov siguroi mediat maqedonase se nga këto 39.502 do të jenë shqiptarë nga zona e gjashtë zgjedhore.
“Shumica e votuesve që do të fshihen nga listat e votimit janë shqiptarë dhe janë votues në njësisë zgjedhore numër 6” tha mes tjerash Todorov. Këtë konstatim të Todor nuk mori guxim asnjë parti shqiptare që ta kundërshtojë./Telegrafi/

Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë (Video)
Lexo po ashtu Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori