Nëse jeni duke e shpenzuar tërë ditën duke bërë gjëra të kota, atëherë duhet ta ndryshoni këtë sistem sa më parë. Jeta është rreth asaj që duhet t’i bëni gjërat e nevojshme dhe pjesën tjetër ta shijoni.
Pajtohemi të gjithë kur themi se përgjatë viteve jeta ecën me një ritëm më të shpejt, por pikërisht këtu hyjnë në punë aftësitë e menaxhimit të kohës, transmeton Telegrafi.
Hapi i parë për të menaxhuar mirë kohën është që çdo natë të përpiloni një listë me gjërat që keni për t’i kryer gjatë ditës së ardhshme. Thjesht i shënoni të gjitha detyrat që duhet t’i arrini gjatë ditës së ardhshme.
Bëjeni këtë gjatë një periudhe të caktuar kohore, dhe do të shihni se procesi do të bëhet më i disiplinuar, e gjithashtu efiçienca personale do të shënojë rritje. Pas një kohe shumë të shkurtër do të shihni se detyrat do t’i kryeni shumë më lehtë, e gjithashtu do të keni mjaftueshëm kohë të lirë.
Ja disa mënyra se si mund ta shfrytëzoni në mënyrë produktive atë kohë të lirë:
Ushtrimet fizike
Ushtrimet fizike me të vërtetë që kanë rëndësi të madhe. Pra, nëse keni probleme të gjeni kohë për të shkuar në palestër, atëherë instaloni një shirit vrapues (treadmill) në shtëpi, ngrini pesha, bëni zgjatje dhe ushtrime tjera bazike të cilat ndikojnë që zemra juaj të pompojë gjak më shpejtë. Edhe 10 minuta ushtrime në ditë mund t’ju sigurojnë trup shumë më të shëndetshëm.
Lexoni
Lexoni diçka përtej lajmeve aktuale dhe aferave momentale. Lexoni për t’i zgjeruar horizontet e të menduarit, lexoni diçka inspiruese. Lexoni diçka të mahnitshme, lexoni një biografi, lexoni ditarë të udhëtimeve. Lexoni novelën e preferuar të fëmijërisë dhe udhëtoni prapa në kohë! Padyshim që leximi është ndër mënyrat më të mira për ta kaluar kohën e lirë, transmeton Telegrafi.
Fjalëkryqet…
Plotësoni fjalëkryqe, luani Sudoku dhe lojëra tjera që janë stimuluese për trurin, pasi që janë mënyrë argëtuese për ta mbajtur të mprehtë trurin dhe ta shijoni kohën. Kjo në fakt përfshinë edhe luajtjen me video-lojëra, pasi që studime të shumta tregojnë se video-lojërat i përmirësojnë aftësitë e ndryshime, i përmirësojnë impulset, ju bëjnë më të mprehët, e të gjitha këto duke kaluar një kohë të mirë.
Bëni punë vullnetare
Bëni punë vullnetare që të ndihmoni ta bëni botën një vend më të mirë. Mësoni fëmijët detyra të thjeshta matematikore, vizitoni shtëpinë e pleqve, apo kaloni kohë edhe në shkollën e të verbërve. Ka miliona mënyra ku edhe kontributet më të vogla thonë shumë për dikë.
Mësoni diçka të re
Qoftë kjo një gjuhë e re, instrument muzikor, lloj i kërcimit, sport, aftësi e re, çfarë do qoftë vetëm mësoni diçka të re. Shpenzoni kohën duke u rritur si person dhe zhvilloni forma të reja të personalitetit. Eksploroni zona të cilat janë jashtë zonës suaj të komfortit. P.sh., nëse jeni person i turpshëm, përpiquni të mbani kurse për fjalime në publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak