Ajo çka hamë para dhe pas treningut ka ndikim të madh në atë se si do të jenë rezultatet e ushtrimeve, pohon trajneri i kondicionit Juan Carlos Simo.
Ai konsideron që shumica e ushtruesve gabojnë sepse me shprehitë e këqija ushqyese reduktojnë dobinë e ushtrimeve në figurë dhe formë, për ç’arsye humbin motivimin dhe ndalen së ushtruari, shkruan “Fox News”.
“Kurdo që mundeni zgjidhni ushqim organik, gjella, peshk, produkte qumështore dhe mish kualitativ përballë ushqimeve të përpunuar industrialisht dhe të gatshme, ndërsa trupi do t’u jetë mirënjohës për këtë”, thotë Simo, transmeton Telegrafi.
Para treningut
E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para treningut. Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në trening. Porcioni ideal është rreth 15 dkg, ndërsa përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi. Nëse planifikoni trening të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.
Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre. Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. “Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç’arsye treningu është më pak efikas”, thotë Simo.
Është mirë që para treningut të pini edhe një filxhan çaji të gjelbër ose të hani fruta mali. Nëse synoni rritjen e masës muskulore, atëherë shujta duhet të jetë e bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet.
Pas treningut
Pas çdo lloj të ushtrimeve, shujta duhet të përfshijë edhe karbohidratet edhe proteinat për t’u forcuar eshtrat dhe rritur masa muskulore. Shujta e lëngshme, si proteina ‘whey’ e cila i këshillohet bodybuilderëve duhet të përmbajë 1 gram proteinë në çdo 4 gramë karbohidrate dhe duhet të hahet menjëherë pas treningut.
Shtimi i pjesës së gjelbër, si shejku nga spinaqi, lakra e gjelbër, kastraveci, selino, perimet tjera të gjelbra ndihmojnë në shërimin e muskujve. Ato rrisin nivelin alkalin, të cilin trupi ynë e pëlqen për më shumë se 50 për qind, prandaj janë zgjidhje më e mirë se sa shejku i pastër me proteina.
Pas një ore duhet të pasojë shujta e ardhshme që përmban proteina dhe karbohidrate komplekse në proporcion të drejtë. Zgjidhje e mirë është qulli i tërshërës dhe e bardha e vezës, mishi i pulës me patate ose tuna dhe pasta.
Dëshironi të dobësoheni
Nëse qëllim i ushtrimeve tuaja është dobësimi, Simo rekomandon trening menjëherë në mëngjes, në stomak të zbrazët. Kështu trupi detyrohet të përdorë rezerva e veta dhe të rrisë shpenzimin e yndyrave.
Pas treningut më së miri është të hani shujtë të plotë, sipas mundësisë kafjall, rreth një orë pas ushtrimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën