LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Zona ku ndodhi sulmi në Munih është e banuar me kosovarë

MPJ: Zona ku ndodhi sulmi në Munih është e banuar me kosovarë

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi i ka këshilluar të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhën në rajonin ku ka ndodhur sulmi në Munih që tu shmangen lëvizjeve.

“MPJ po e përcjell me shqetësim situatën dhe është informuar nga konsullata jonë në Munih se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar me qytetarë të Kosovës”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në rajonin ku ka ndodhur sulmi tu shmangen lëvizjeve. MPJ po e përcjell me shqetësim situatën dhe është informuar nga Konsullata jonë në Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar me qytetarë të Kosovës.
MPJ bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në atë zonë t’i lajmërojnë familjet e tyre, dhe për informata tjera e ndihmë të thërrasin në këtë numër telefoni emergjent të Konsullatës +491712818899
MPJ po e përcjell situatën dhe është në komuniko të vazhdueshëm me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet.