LAJMI I FUNDIT:

Hysaj do të firmosë mega kontratë te Napoli, ja paga e tij

Hysaj do të firmosë mega kontratë te Napoli, ja paga e tij

Futbollisti dhe menaxheri i tij do të takojnë Presidentin e Napolit ditën e enjte dhe pritet të firmosin kontratën e re.

Të paktën kështu shkruan e përditshmja napolitane “Il Mattino” e cila jep detajet. Kontrata re e Hysajt do të zgjasë deri në vitin 2021, ndërsa do të ketë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve financiare.
Hysaj do të përfitojë një rrogë bazë prej 1,5 milionë Eurosh në vit, ndërsa do të ketë edhe bonuse të tjera në varësi të rezultateve të arritura nga klubi. Ndërkaq, do të vendoset edhe një klauzolë largimi n 20 milionë euro , nëse Hysaj do të largohet drejt një klubi më të madh.

Por diskutimi direkt rreth saj do të zhvillohet gjatë bisedimeve të së enjtes, kur do të hidhet firma në kontratë. Futbollisti ka dalë dje në stërvitje me Napolin, i përshëndetur nga tifozët e shumtë që po e ndiqnin këtë seancë, të cilët edhe e kanë uruar mbrojtësin meqë u bë baba për herë të parë.

Futbollisti vetëm para disa ditesh është bërë baba në moshën 20 vjeçare.Ai ka një djalë dhe kërkon edhe kontratë të re rinovimi për ta pasur një vit të shkëlqyeshëm edhe në aspektin sportiv por edhe në planin personal.


Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori