LAJMI I FUNDIT:

Gotze bindet të kthehet te Dortmundi

Gotze bindet të kthehet te Dortmundi
<> at Allianz Arena on May 14, 2016 in Munich, Germany.

Pas 3 vitesh te Bayern Munich, 24-vjecari do të jetë sërish pjesë e Borussias së Dortmundit. Gazeta gjermane Bild ka raportuar lajmin e bujshëm se është arritur akordi mes  bavarezëve dhe verdhezinjëve për rikthimin e Gotzes te klubi nga Signal Iduna Park.

Sipas Bild marrëveshja është arritur për shumën e 28 milionë Eurove ndërkohë që kampioni i Botës me Gjermaninë në Brazil do të firmosë një kontratë 5-vjecare me Borussian e Dortmundit.

Mesfushori me tipare sulmuese prej kohësh dëshironte të ndërronte ambient madje në muajt e kaluar u fol shumë për një kalim të mundshëm të tijin te Liverpooli, ku Gotze do të bashkohej me ish trajnerin e tij Jurgen Klopp.


Megjithatë me zyrtarizimin e Carlo Ancelottit si trajneri i ri i Bayernit ranë poshtë hipotezat për largimin e 24-vjecarit madje mediat e bënë fakt të kryer qëndrimin e tij te Bayerni edhe të paktën për një sezon. Por mesa duket asgjë nuk ka rezultuar e vërtetë dhe Mario Gotze sipas të gjitha gjasave do të jetë futbollisti më i ri i Borussias së Dortmundit.

Te verdhezinjtë Gotze pritet të formojë një treshe të gjithën gjermane në repartin e avancuar me Marco Reus dhe Andre Schurlen, pasi edhe ky i fundit është shumë pranë kalimit në Signal Iduna Park.

Në trend Sport

Më shumë
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga
Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Premier League
Kalo në kategori