LAJMI I FUNDIT:

Opozita përsërit: Nuk do ta lejojmë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit

Opozita përsërit: Nuk do ta lejojmë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit

Opozita, gjegjësisht dy partitë parlamentare, AAK dhe NISMA vazhdojnë të kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar një vit më parë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Shefja e Grupit Parlamentar Nisma për Kosovës, Valdete Bajrami ka thënë se do të parandalojnë edhe më tutje votimin e marrëveshjes për Demarkacionin, duke i bërë thirrje edhe deputetëve që të reflektojnë për mosvotimin e saj.

“I bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos të japin votën pro ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin, pasi ne e dimë që çështjet nacionale duhet të trajtohen ashtu si të tilla dhe nuk guxojmë që t’i vëmë interesat individuale partiake përpara interesave shtetërore. Qeveria me ngulm dëshiron ta bëjë këtë ratifikim duke anashkaluar qytetarët dhe opozitën. Por ne si koalicion nuk do ta lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje pasi kemi edhe ekspertë tanë dhe qytetarët që vazhdimisht kanë ofruar dokumente dhe fakte që toka jonë po i jepet shtetit fqinjë. Ftoj deputetët e atij rajoni që të shkojnë dhe ta vizitojnë atë vend për të parë se ku po i merret toka Kosovës”, tha ajo.


Mirëpo në pyetjen bërë se cilat do të jenë ato masa, Bajrami tha: “Ende nuk kemi asnjë datë nga qeveria se kur mund të mbahet seanca, por do të ju lajmërojmë në vazhdim se cilat do të jenë masat për ta ndaluar këtë votim”.

Sipas, deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, nuk do të lejojnë assesi që të ratifikohet kjo marrëveshje pasi kanë edhe fakte të dëshmuara që ajo tokë është e Kosovës.

“Sa i përket iniciativës së deputetit Bulliq, kemi menduar që është iniciativë e mirë dhe do t’i përgjigjemi ftesës për debat. Por për zotin Meha më interesant është pushimi se kjo. Kjo është mos serioziteti i qeverisë”, tha ai. /Telegrafi/