LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: KB Rahoveci dhe Valentin Spaqi nuk e vazhdojnë bashkëpunimin

Zyrtare: KB Rahoveci dhe Valentin Spaqi nuk e vazhdojnë bashkëpunimin

KB Rahoveci ka konfirmuar largimin e Valentin Spaqit dhe mos vazhdimin e bashkëpunimit të tyre.

Komunikata zyrtare e klubit rahovecian:

Klubi Basketbollit Rahoveci dëshiron të informoj opinionin publik, se nuk është arritur marrveshje mes klubit dhe trajnerit Valetin Spaqi, për vazhdimin e bashkëpunimit.


Te dyja palët pas diskutimeve janë pajtuar që të mos vazhdojnë kontratën e bashkëpunimit. Kryesia e KB Rahoveci, falënderon trajnerin Valetin Spaqi për gjithë punën e tij që ka bërë me klubin e që ka rezultuar edhe më hyrjen në histori, inkuadrimi në Superligë.

Roli i trajnerit Spaqi dhe emri i tij në klubin tonë por edhe nga tërë Komuna e Rahovecit do të mbetet i shkruar në histori dhe nuk do të harrohet asnjëherë. Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci i dëshiron suksese të mëtutjeshme ku do që Valentin Spaqi, vazhdon karrierën e trajnerit në basketboll. Ndërkohë kryesia e klubit në mbledhjen e fundit ka analizuar edhe shqetësimet e shprehura nga lojtari i 6-të që janë tifozët konkretisht “Vreshtarët”, të cilët për asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën vetëm dhe kanë një rol të rëndësishëm në këtë sukses historik të klubit tonë.

Kryesia e KB Rahoveci dëshiron të siguroi “Vreshtarët” dhe gjithë fansat që përkrahin klubin se gjendja në skuadër është jashtëzakonisht e mirë derisa përgatitjet për sezonin e ri në Superligë kanë filluar që një kohë të gjatë. KB Rahoveci pret dhe kërkon nga gjithë fansat që të vazhdojnë të përkrahin klubin në elitën e skuadrave më të mira kosovare, pasi fansat i konsideron si faktorin kyç drejtë sukseseve të ardhshme. Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci është në bisedime me trajnerin e ri i cili do të zyrtarizohet brenda disa ditësh dhe do të marrë drejtimin e skuadrës për përgatitjet për Superligë. Në të njëjtën kohë kryesia është e angazhuar që në skuadër të sjell përforcime të reja të nevojshme në mënyrë që të garojmë në nivelet e klubeve elitare në Kosovë.

Në fund Kryesia e Klubit Basketbollistik Rahoveci, falënderon të gjithë për përkrahjen dhe njëkohësisht kërkon që ky angazhim dhe përkrahje ndaj skuadrës së zemrës të vazhdojë edhe më tutje. Historinë e kemi shkruar së bashku dhe do të vazhdojmë ta shkruajmë së bashku.

Forca Rahovecii……

Rahovec
07.07.2016

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori