LAJMI I FUNDIT:

Shtatë arsye pse Gjermania do ta eliminojë Italinë (Foto)

Shtatë arsye pse Gjermania do ta eliminojë Italinë (Foto)

Bilanci është i keq për gjermanët: 8 ndeshje zyrtare, asnjë fitore, katër humbje dhe katër barazime.

Italia është padyshim kundërshtari që i shti frikën gjermanëve. Por këtë herë do të jetë një tjetër muzikë. Më poshtë keni 7 arsyet pse këtë herë, çerekfinalja është stacioni i fundit i italianëve.


bufo 2

Gjermanët kanë mbretin Boateng
Shefi i mbrojtjes Jerome Boateng po kalon një formë fantastike. Ylli i Bayern jo vetëm që nuk lë topa të kalojnë vijën fatale në prapavijë, por ndihmon edhe në sulm, madje duke shënuar gol në ndeshjen e fundit.

Gjermanët dinë si të skualifikojnë Conten
Në sezonin e tripletës bavareze në 2012/13 lojtarët e përfaqësueses që luajnë me Bayern e kanë mundur Antonio Conte-n në Champions League. Në çerekfinale rekordmenët gjermanë mundën Juventus-in me dy fitore (2:0, 2:0). Me Neuer, Boateng, Schweini, Kroos, Muller, ishin plot pesë lojtarë të pranishëm kundër Buffon, Barzagli, Bonucci dhe Giacherinit.

bufo 3

Khedira i di sekretet e mbrojtjes italiane
Gjermania me Khediran ka një njeri të brendshëm kundër italianëve. Kampioni i Botës luan që prej 2015 për Juventus dhe është një prej lojtarëve më të mirë të rekordmenëve italianë. Për Low ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Pas një viti te Juventus, Khedira e njeh mirë prapavijën e italianëve, e cila përbëhet nga Buffon, Barzagli, Bonucci dhe Chiellini.

Joachim Low ka një dorë magjike
Gjatë Euro 2012, trajneri gjerman pësoi mbase humbjen më të hidhur të karrierës së tij kundër italianëve në gjysmëfinale, dhe tani kërkon të marrë hak. Të gjithë e kritikuan zgjedhjen e tij për të markuar një-për-një Pirlo-n duke i vënë Toni Kroos si “roje”. Edhe vetë trajneri kritikoi veten e tij gjatë konferencës për shtyp ditën e martë. “Në 2012 plani im nuk funksionoi, dhe duhet të merrja përgjegjësitë, megjithëse ndeshja u humb nga gabime individuale.” Këtë herë ai premton një skenar ndryshe. Ndryshimet e tij taktike këtë herë kanë qenë premtuese. Kimmich në të djathtë, Schweinsteiger si xhol dhe Draxler në formacion, ishin lëvizje mjeshtërore.

bufffff

Vetë Buffon e lëvdon Neuer
Kapiteni i Italisë megjithëse është 38 vjeç, mbetet një portier i kalibrit botëror. Por lojtari kyç i Juve-s ka respekt të madh për Neuer. “Padyshim që Neuer është më i mirë se unë. Ai është i ri dhe shumë i mirë. Mua më intereson që të mbaj numrin një si te përfaqësuesja ashtu edhe te Juventus, dhe që mos të jem zgjedhja e dytë e asnjë trajneri.”

Fitoret po i bëjnë italianët kryelartë
Italianët janë të sigurt që gjermanët do të dridhen nga frika, sidomos pas fitores bindëse me Spanjën. Gazzetta dello Sport shkruan: “Jemi të sigurt se, pas ndeshjes me spanjollët, gjermanët kanë filluar të dridhen nga frika vetëm kur kujtojnë sindromën e quajtur “Itali”. Ata janë kampionë bote, ata duhet të fitojnë. Ne jemi një grup i shëmtuar, i keq, që shkakton dhimbje.” Presidenti i Federatës Italiane, Carlo Tavecchio: “Gjermania, ashtu si Spanja, trembin këdo, por unë jam i bindur se ata janë ata që na kanë frikë ne tani.”

marios

Gomez është rikthyer ai i vjetri
Pas një sezoni fantastik te Besiktas me 25 gola, Low i ka dhënë Gomez një shans të dytë. Me dy golat e tij, Gomez është shënuesi më i mirë i gjermanëve. Pas largimit të Kloses, më në fund gjermanët kanë një sulmues race brenda zonës, i gatshëm të ndëshkojë kundërshtarët dhe të ndihmojë ekipin.

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori