LAJMI I FUNDIT:

Mustafa lëvdon sportistët e Kosovës, i mahnitur nga goli i Shaqirit

Mustafa lëvdon sportistët e Kosovës, i mahnitur nga goli i Shaqirit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kosovarët po lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin ndërkombëtar.

Ai ka përmendur suksesin e sotëm të xhudisteve kosovare, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi, të cilat do të përballen në finalen e Grand Prix në Budapest.


Kurse ka lavdëruar edhe Xherdan Shaqirin, i cili ka shënuar një gol fantastik në përballjen ndërmjet Zvicrës dhe Polonisë.

“Xhudo kosovare vazhdon të impresionojë botën e sportit. Majlinda dhe të tjerët na e ngritën Flamurin në Rusi, na i sollën plotë medalje e krenari… Sot në Budapest, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, pas fitoreve radhazi, dolën të dyja në finalen kosovare për Grand Prix”.

“Me këtë rast, nuk mund të mos e shpreh edhe impresionimin tim me golin e jashtëzakonshëm të gjilanasit tonë Xherdan Shaqiri, në ndeshjen përballë Polonisë. Kosovarët po lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin ndërkombëtar. Krenar me Majlindën, Distrian dhe të gjithë sportistët tjerë kulmorë që u lindën në Kosovën tonë”, ka shkruar Mustafa.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori