LAJMI I FUNDIT:

PSG shkarkon Blancin

PSG shkarkon Blancin

Paris Saint-Germain ka shkarkuar edhe zyrtarisht nga posti i trajnerit të klubit, francezin Laurent Blanc.

Tre tituj të ligës së Francës dhe pesë tituj në sezonin e fundit në Francë, nuk i kanë kryer punë trajnerit Laurent Blanc.


Kjo pasi, sheikët e PSG-së kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me trajnerin francez, me arsyen që dëshira kryesore është fitimi i Ligës së Kampionëve, gjë që Blanc nuk arriti t’ua plotësoj duke u eliminuar në çerekfinale.

Megjithatë, sipas gazetës francez L’Equipe, ky shkarkim pritet ti kushtojë plot 22 milionë eurove sheikëve arab, pasi kaq para ishte parashikuar që t’i merrte Blanc me kontratën e re të firmosur vetëm tre muaj më parë.

Si zëvendësues i trajnerit francez, pritet të emërohet spanjolli, Unai Emery, i cili ka fituar dy tituj të Ligës së Evropës me Sevillan. /Telegrafi/