Më 26 qershor 2001, me një urdhër ekzekutiv (13219), Presidenti amerikan kishte shpallur një emergjencë kombëtare në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u marrë me kërcënime të pazakonta dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Siç thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi, kjo kishte të bënte me veprimet e personave të angazhuar, që ndihmojnë, sponsorizojnë apo edhe mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë apo Rezolutën e Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit (1244) të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë.
Presidenti më pas e kishte ndryshuar këtë urdhër, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë.
Dhe siç thuhet në një publikim të Shtëpisë së Bardhë, veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe aktet e dhunës ekstremiste dhe aktiviteteve obstruksioniste, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Për këtë arsye, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Barack Obama ka vendosur që emergjenca kombëtare e shpallur më 26 qershor 2001, dhe masat e miratuara në atë datë, duhet të vazhdojnë të mbesin në fuqi edhe pas 26 qershorit 2016.
“Për këtë arsye, në përputhje me seksionin 202 (d) të Aktit të Emergjencave Kombëtare (50 USC 1622 (d)), unë jam duke vazhduar për 1 vit emergjencën kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor të deklaruar me Urdhrin Ekzekutiv 13219”, thuhet në deklaratën e presidentit amerikan Barack Obama.
Në këtë listë, përveç figurave të ndryshme nga vende të ndryshme të rajonit, figurojnë edhe disa emra nga Kosova.
E nga Kosova në këtë listë të zezë të SHBA-ve vazhdojnë të figurojnë figurat si: Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Emrush Xhemajli, Azem Syla dhe të tjerë.
Për të parë listën e plotë, klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fundjava e parë me kufij të hapur, mijëra hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë!
Nga Shkupi ka fluturime në 59 destinacione në botë me 22 linja ajrore
Vrau tri gra brenda pak orësh në Tiranë, Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City