LAJMI I FUNDIT:

#EcShlirë,­ teknologjia për t’i dhënë fund ngacmimit seksual

#EcShlirë,­ teknologjia për t’i dhënë fund ngacmimit seksual

Ideja për aplikacionin #EcShlirë ka ardhur nga fushata “Take back the night” që u mbajt në vitin 2014 dhe vuri në pah se sa shumë ngacmime seksuale bëhen rrugëve të Kosovës.

Aplikacioni #EcShlirë është zhvilluar në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova dhe me përkrahje institucionale në çështjet gjinore nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe është lansur në shkurt të këtij viti.


Aplikacioni ka dy qëllime kryesore : 1) raportimi i ngacmimeve seksuale me të cilat është ballafaquar viktima dhe 2) analizimi i të dhënave të mbledhura me mjete të analizave (si charts, harta me lokacionet ku ndodhin ngacmimet dhe poashtu filtrimet që mund të bëhen sipas shfrytëzuesit).

Kur raportohet një ngacmim seksual përdoruesi zgjedh llojin e ngacmimin (p.sh. Prekje, komentim, përndjekje etj), gjininë e ngacmuesit, kush ishte ngacmuesi (p.sh. i panjohur, partner, kolegë etj), në çfarë lokacioni ka ndodhur ngacmimi (p.sh. rrugë, shkollë, kafene etj).

Përdoruesi po ashtu sipas dëshirës mundet të jap një deklaratë apo përshkrim më të detajuar të ngacmimit dhe të përfshijë koordinatat e lokacionit të tij/saj.

Nga raportimet e mbledhura deri tani lokacioni ku ndodhin më së shumti ngacmimet është rruga, ngacmuesi është i/e panjohur dhe ngacmimi më i shpeshtë është komentimi.

“Aktualisht aplikacioni #EcShlirë është i qasshëm vetëm për përdoruesit e platformës Android dhe është pa pagesë prandaj i ftojmë të gjithë që të shkarkojnë aplikacionin #EcShlirë që të ju ndihmoj për raportimin e rasteve të ngacmimeve seksuale”, thuhet një njoftim.

1

2

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori