LAJMI I FUNDIT:

Nënë Tereza bashkon shqiptarët e të gjitha feve

Nënë Tereza bashkon shqiptarët e të gjitha feve

Në Phafenhofen të Gjermanisë, nën organizimin e Shoqatës Humanitare “Sali Çekaj”, mes duartrokitjeve të shumë pjesëmarrësve, u bë inaugurimi i shtatores së Nënës Tereze.

Me këtë rast, bekimin i saj u bë nga Ipeshkvi Dodë Gjergji, Mulla Xhevat Kryeziu, At Nikoll Marku dhe Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, raporton lajmi.net.


Nën tingujt e muzikës shqipe dhe valleve tradicionale, në mbrëmje u organizua “Nata Shqiptare” ku qytetarët gjermanë dhe mysafiret e tjerë shijuan gjithashtu specialitete të kuzhinës tradicionale shqiptare.

E tëre ngjarja kaloj në frymën e porosisë së Nënës Tereze e cila thoshte: “Shpërndaj dashuri ngado që të shkosh. Mos e lë askë të vijë te ti pa u larguar më i lumtur!” /Lajmi.net/