LAJMI I FUNDIT:

520 mijë njerëz janë larguar nga Maqedonia (Foto)

520 mijë njerëz janë larguar nga Maqedonia (Foto)

Edhe pse Maqedonia renditet e parafundit sa i takon numrit të emigrantëve nga rajoni, kjo shifër mbetet e lartë, pasi përbën gati 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Sipas sociologëve, fluksi i emigrimit do të rritet nëse vendi anëtarësohet në BE, ndërsa pasojat që kanë filluar të vërehen në ekonomi, natalitet, e të tjera do të thellohen në vitet në vijim, njofton gazeta Koha.

Numri i shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të tyre llogaritet se ka arritur deri në 520 mijë persona. Në bazë të një hulumtimi të bërë nga “Pew Research Center”, ky është numri i atyre që kanë emigruar deri në fund të vitit 2015 në shtete të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. Edhe pse Maqedonia renditet e parafundit sa i takon numrit të emigrantëve nga rajoni, kjo shifër mbetet e lartë, pasi përbën gati 25 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Sipas hulumtimit të PRC, që i referohet raportit të Kombeve të Bashkuara për migracionin, vitin e kaluar numri i emigrantëve është rritur me 41 për qind gjatë 15 viteve të fundit, duke shkuar në 244 milionë njerëz në total, mes të cilëve 20 milionë janë refugjatë. Nga vendet e rajonit, Bosnja dhe Hercegovina numëron më shumë shtetas të emigruar (1.650.000 emigrantë), pas saj vjen Shqipëria (1.120.000 persona), Serbia (960.000 persona), Kroacia (870.000 persona), Maqedonia (520.000 persona) dhe i fundit është Mali i Zi (140.000 persona). Sipas sociologut Ilija Acevski, këto shifra janë të larta për një vend të vogël si Maqedonia, pasi përbën thuajse një të katërtën e numrit të përgjithshëm të popullsisë. “Pasojat sapo kanë filluar të reflektohen, por do të bëhen edhe më të prekshme në aspekt negativ kur emigrimi në rritje do të krijojë boshllëqe në tregun e punës, me largimin e specialistëve, me uljen e natalitetit, pa dallim se për cilin grup etnik bëhet fjalë”. Por më e keqja, sipas Acevskit, mund të pritet në rast se Maqedonia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe fluksi i atyre që do të emigrojnë do të jetë shumë herë më i madh sesa tani.

“Trendi i emigrimit po vjen duke u rritur, por mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhë në rast se vendi do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, si Bullgaria dhe dyndjet e emigrantëve do të jenë të mëdha. Edhe tani numri i atyre që emigrojnë është i madh, por atëherë shifrat e shpërnguljeve nga vendi do të jenë shumë më të mëdha. Dhe është një gjë që duhet ta presim, që megjithatë nuk do të thotë se tek ne do të zhduket popullsia. Pasi ka një numër të madh emigrantësh nga vendet e varfra që mezi presim të vijnë dhe të punojë, apo jetojnë në Maqedoni. Për një pjesë prej tyre kushtet dhe standardi tek ne është i mirë, sesa te themi në Afrikë, apo diku tjetër”, thotë Acevski. Sipas të dhënave, gjysma e emigrantëve në botë vijnë nga vendet aziatike dhe destinacioni i tyre është Evropa. E llogaritur sipas numrit të emigrantëve të pranuar, në vend të parë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (47 milionë njerëz), si edhe Gjermani dhe Rusia (12 milionë emigrantë). Sipas të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave, numri më i madh i shtetasve nga Maqedonia janë shpërngulur dhe jetojnë në vende të tilla, si SHBA, Australi, Gjermani, Zvicër, Austri e të tjera. Statistika më e fundit është deri në vitin 2014, ku saldo e emigrimit është 1.699 persona, ndërsa numri i foshnjave të lindura jashtë vendit me prindër nga Maqedonia ishte 4.400./Telegrafi/


520 mijë njerëz janë larguar nga Maqedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori