LAJMI I FUNDIT:

“Pjanici do ta forcojë Juven”

“Pjanici do ta forcojë Juven”

Miralem Pjanic do të gjejë një tjetër mentalitet te Juventusi, por ai do t’i ndihmojë skuadrës që të bëhet më e fortë – ka thënë Mirko Vucinic.

Zyrtarizimi i boshnjakut nga Roma është vetëm çështje, kohe pasi ai ka shkuar në Torino për testet mjekësore dhe ish-sulmuesi bardhezi parashikon sukses për mesfushorin.


Edhe Vucinic u largua pikërisht nga Roma në vitin 2011 për të kaluar te bardhezinjtë, ku qëndroi për tri sezone.

“Asgjë nuk më befason me atë që ndodh në botën e futbollit. Juventusi po e forcon akoma më shumë veten. Pjanic është lojtar i rëndësishëm. Po flasim për një kampion, lojtar që është vendimtar dhe këtë e ka dëshmuar me Romën”.

Mësoni të rejat për TRANSFERIMET

“Për mua nuk ishte lehtë që të largohesha nga Giallorossët, e mendova gjatë. Në Romë kam përjetuar disa momente të shkëlqyera, por nuk pendohem. Isha shumë i lumtur te Juventusi dhe kam fituar shumë”, ka deklaruar Vucinic për Tuttosport. /Telegrafi/