LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kthen interesimin për Lukakun

Juventusi kthen interesimin për Lukakun

Reprezentuesi belg, Romelu Lukaku është i lidhur gjithnjë me Juventusin, si zëvendësim nëse Real Madrid blerë Alvaro Morata.

Strategjia e transferimit të sulmuesit të Evertonit varet e gjitha nga Real Madrid,  të cilët kanë një mundësi për të nënshkruar me Moratan për 30 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport, nëse spanjolli largohet nga Torino, atëherë Lukaku do të jetë si zgjedhje e parë për zëvendësim.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Këtë sezon, Lukaku shënoi 25 gola në 45 ndeshje zyrtare për Evertonin dhe vlerësohet me 40 milionë euro.

“Unë do të jem 23 vjeçar në verë dhe mendoj se do të ishte mirë për të luajtur në Ligën e Kampionëve nga sezoni i ardhshëm. Ky është hapi tjetër për mua”, ka deklaruar sulmuesi belg, duke iu bërë me sy skuadrave të mëdha. /Telegrafi/