LAJMI I FUNDIT:

​Hoti dhe Ahmetaj nesër nënshkruajnë dy marrëveshje

​Hoti dhe Ahmetaj nesër nënshkruajnë dy marrëveshje

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nesër me homologun e tij nga Shqipëria Arben Ahmetaj do të nënshkruajë dy marrëveshje.

Këto marrëveshje do të nënshkruhen gjatë mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive që mbahet në Prishtinë.

Gjatë një interviste për KosovaPress Hoti tha se njëra marrëveshje është për bashkëpunimin në mes të Administratës Tatimore dhe Doganës për zvogëlimin e informalitetit dhe marrëveshja e dytë është krijimi një qendre të përbashkët trajnuese, ku do të trajnohen për ngritjen e aftësive të tyre zyrtarët e doganave dhe administratës tatimore të të dyja vendeve.

“Në këtë mbledhje të qeverisë ne dy Ministritë e Financave do të nënshkruajmë dy marrëveshje, njëra është për bashkëpunimin në mes të Administratës Tatimore dhe doganore të të dy vendeve në fushën analizën e rrizkut dhe hetimeve që besoi ndikon shumë në zvogëlimin e informalitetit në dy vendet. Dhe marrëveshja tjetër është krijimi një qendre të përbashkët trajnuese, ku do të trajnohen për ngritjen e aftësive të tyre zyrtarët e doganave dhe administratës tatimore të dy vendeve. Kemi biseduar në takimin e fundit që kemi pasur edhe për funksionalizmin e sa më parë të pikës së përbashkët doganore. Kemi hapur tani një pikë të re doganore me Shqipërinë. Besoi se jemi në rrugë të mbarë ende mbesin çështje për t’u zgjidhur problemet”, deklaroi ministri Hoti.

Ai tha se problemi më i madh që e kanë hasur deri tani në këmbimet tregtare me Shqipërinë është për njohjen reciproke të licencave dhe të certifikatave të ndryshme. Por, sipas tij është arritur progres në këtë drejtim por ende ka plot çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë reciproke nga të dyja anët. Megjithatë, Hoti beson se gradualisht po lëvizin drejt një tregu uni fikues që do të arrihet në një periudhë afatmesme.

Në pjesën tjetër të intervistës që do të botohet ditëve të ardhshme do të mund të lexoni për qëndrueshmërinë financiare dhe të hyrat e kësaj periudhe. Po ashtu edhe për pakon e re fiskale, zbatueshmërinë dhe efikasitetin e saj.

Ministri Hoti po ashtu ka folur për shifrën e borxheve publike, dhe sa planifikon kjo Qeveri që Kosova të ketë rritjen e ekonomike për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Po ashtu edhe për mundësinë e krijimit të një pakoja fiskale të veçantë për investitorët e huaj dhe a ka klimë të favorshme për bizneset vendore.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Lajme
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika e Zezë
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Siguri
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Lajme
Kalo në kategori