LAJMI I FUNDIT:

Prishtina Football Fest

Prishtina Football Fest

Kampionati Evropian i Futbollit EURO 2016, që do të mbahet në Francë ku për herë të parë merr pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë, do të jetë ngjarja sportive që më së shumti pritet nga sportdashësit shqiptarë anekënd botës.

Fakti që Kosova vetëm sa është pranuar me të drejta të plota në UEFA, dhe në FIFA, e ka bërë futbollin si sportin më të aktualizuar dhe të përfolur në trevat shqiptare.


Një pjesë e madhe e tifozëve të kombëtares nga trevat shqiptare si dhe nga diaspora kanë planifikuar t`i ndjekin ndeshjet drejtpërdrejt në Francë.

Në Shqipëri nën patronatin e Bashkisë së Tiranës, janë duke u finalizuar përgaditjet për Tirana Fan Zone, transmetimit e ndeshjeve të kampionatit evropian në sheshin e qytetit.

Kurse në Prishtinë, për të gjithë Kosovën, dhe pjesëmarrësit nga diaspora që do t`i kemi këtu, do të organizohet Prishtina Football Fest nga KD Events& Communications, transmetimi i ndeshjeve të kampionatit evropian në futboll EURO 2016, në sheshi Skënderbeu në Prishtinë, duke filluar prej 10 qershorit, dhe sidomos me 11 qershor kur është loja e parë e Shqipërisë kundër Zvicrës dhe pritet pjesëmarrje masive në shesh, e deri në përfundimin e kampionatit me 10 korrik.

Gjatë të gjithë kampionatit evropian sheshi Skënderbeu në Prishtinë, do të jetë në festë të vazhdueshme, ku përpos transmetimit të ndeshjeve do të ketë edhe aktivitete kulturore dhe rekreative, të shoqëruara me muzikë dhe lojëra të ndryshme.