LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shënohet Dita botërore e kujdestarëve

Maqedoni, shënohet Dita botërore e kujdestarëve

Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit sot para Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë me shoqërim të fëmijëve, kujdestarët dhe vullnetarët e Kryqit të kuq, do ta shënojnë 1 qershorin, Ditën botërore të kujdestarëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Do të vendosen tenda në të cilat do të krijohet program me animatorër, të cilat në mënyrë interaktive do të kyçen edhe fëmijët, ndërsa do të argëtohen edhe me performues të këngëve për fëmijë. Ideja është që vetë kujdestarët të flasin në ngjarje, ta ndajnë përvojën personale dhe t’i stimulojnë qytetarët tjerë ta pranojnë këtë formë. Gjithashtu do të realizohet edhe punëtori e artit me arttist dhe pedagog.

Poashtu Kryqi i kuq do të implementojë programin vjetor për socializim të fëmijëve dhe të rinjve me pasoja të posaçme dhe fëmijët e vendosur në familjet kujdestare me qëllim për kushte më të mira për jetë të fëmijëve të vendosur në familjet përkujdesëse. /Telegrafi/