Ekonomia e gjelbër dhe ekonomia digjitale janë dy sektorë me të cilët ekonomia e vendit do të transformohet, prandaj MZHE, respektivisht Qeveria është duke i trajtuar me prioritet, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar i Ndërtimit, Energjetikës dhe Teknikës “EXPOKOS” në Prishtinë.
Në hapje të panairit, pjesë e të cilit është edhe “Festivali i Gjelbër”, të pranishëm ishin drejtues të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe biznesit.
Ministri Stavileci tha se edhe në vendet e me ekonomi të zhvilluar një pjesë e madhe e investimeve orientohet në ekonominë e gjelbër për arsye se ajo më së miri krijon balancet e dëshiruara edhe nga marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare mes dimensionit ekonomik, social dhe mjedisor.
Kreu i MZHE-së, ka përsëritur mbështetjen e institucionit që drejton për bizneset që investojnë në këto fusha, të cilat, sipas tij nxisin zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, duke përmendur veçanërisht investimin në rritjen Efiçiencën e Energjisë dhe Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë.
“Në projektim më të madh ‘TC Kosova e Re’ njëra nga pikat kryesore që kemi trajtuar është aspekti mjedisor dhe më vjen mirë që me investitorin amerikan jemi pajtuar që teknologjia që do të përdoret në këtë TC të avancohet në super-kritike me koeficient të eficiencës 40%”, tha Stavileci.
Ai më tej tha se me partnerët ndërkombëtarë janë duke punuar në përmirësim e klimës biznesore, në mënyrë që investitorë sa më lehtë t`i realizojnë investimet e tyre, duke shtuar se ekonomia e gjelbër në tërë botën po merr një rëndësi të veçantë.
Ndërsa, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se investimet në sektorin e teknologjive nga njëra anë mundësojnë zhvillimin e potencialit të vendit, dhe nga ana tjetër edhe ruajtjen e mjedisit, duke e zvogëluar nevojën për shfrytëzimin e resurseve natyrore, nëpërmjet ruajtjes së energjisë në ndërtesa dhe gjatë prodhimit të teknologjik me kapacitete të ndryshme ekonomike.
Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie tha se ekonomia e gjelbër është një investim i jashtëzakonshëm për të ardhmen, sepse mundëson ripërtëritjen e investimeve në energji, diçka që do t`i kontribuojë zhvillimit ekonomik për krijimin e vendeve të reja të punës.
Ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, vuri në pah besimin që kanë biznesmenë çekë për investime në Kosovë duke treguar një shembull të tillë. “Kam qenë krenar të dëgjoj çka thotë një biznesmen çek për Kosovën: ‘Në Kosovë nuk keni nevojë për kontratë me shkrim, mjafton një dhënie duarsh dhe besoni në këtë’. Andaj u uroj shumë shtrëngime duarsh në këtë panair”, u shpreh Šilhavý.
Bekim Xhafa, nga organizata Congress and Event Organization (CEO), që organizon tradicionalisht këtë panair, tha se Festivali i Gjelbër” synon të sensibilizojë për rëndësinë e energjisë së rinovueshme dhe efiçiencën e energjisë, si dhe përfitimet që këto sjellin për tregun në Kosovë, ndërsa mbështetet nga EMPOWER, Sektori Privat i USAID-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak