LAJMI I FUNDIT:

Britanikët ende mendojnë se Kosova kërkon pavarësinë

Britanikët ende mendojnë se Kosova kërkon pavarësinë

Tabolidi “Independent” ka kryer një hulumtim lidhur me stereotipet e Britanisë së Madhe për Europën.

Në këtë hulumtim është zbuluar se britanikët ende mendojnë se Kosova është në kërkim të pavarësisë, ndërsa Shqipërinë e shohin si një shtet që e do Amerikën, raporton Koha.net.


Në hartën e stereotipeve të Britanisë për Evropën është paraqitur edhe Serbia si shtet i urryer ndërsa Maqedonia shihet si shtet që e urren Greqinë.

kosova independent

Helenët në këtë hartë paraqiten si shtet që dëshiron largimin nga Bashkimi Evropian. Për britanikët e varfër është Bosnje e Hercegovina ndërsa Kroacia shihet si pronare e bregdetit. Sllovakia për një pjesë të britanikëve shihet si vend që nuk e njeh Kosovën.

Zvicra për britanikët është shtet i pasur kurse Austria vend racist. Në sytë e britanikëve Gjermania është vendi më i fuqishëm në Europë ndërsa Franca anti-semitiste.

Për ta parë hartën e plotë klikoni në këtë link