Konsumimi i tepruar i kripës dhe konsumimi shumë i vogël i kaliumit janë recetë për vdekje të parakohshme, pohojnë hulumtimet nga qarqet e Qeverisë amerikane.
Hulumtimi i ri i publikuar në “Archives of Internal Medicine” në veçanti ka analizuar problematikën e konsumimit të lartë të kripës në organizëm dhe konsumimit të ulët të kaliumit. Është treguar që gjendja e tillë është receta e vërtetë për vdekje të parakohshme.
Në hulumtimin i cili ka zgjatur 15 vjet kanë marrë pjesë më shumë se 12.000 njerëz. Deri në fund të hulumtimit kanë vdekur 2.270 persona; 825 raste të vdekjes janë shkaktuar nga problemet e zemrës, ndërsa 433 nga sulmet në tru dhe bllokimi i enëve të gjakut.
Të përsërisim, grupi më në rrezik i njerëzve ishte ai tek i cili ishte i madh niveli i natriumit nga kripa, ndërsa shkalla e kaliumit shumë e vogël. Ata njerëz i janë ekspozuar për 50 për qind rrezikut më të lartë nga vdekja se cilado sëmundje më serioze, ndërsa madje 200 për qind për rrezikut më të lartë nga sulmi në zemër.
Megjithatë, kjo mund të parandalohet. Duhet të reduktohet konsumimi i kripës dhe të rritet konsumimi i kaliumit.Në kalium është shpëtimi – hani pemë dhe perime të freskëta (veçanërisht spinaq, hekur, rrush, karota, patate të ëmbël, qumësht dhe jogurt me përqindje të ulët yndyre).
Kur flasim për konsumin e tepruar të kripës, kjo nuk është gjithmonë e lidhur me kripën të cilën e përdorni në shtëpi.
Burimi më i shpeshtë dhe më i madh i kripës është ushqimi të cilin e porosisim të na e sjellin në adresën ku jemi, ai që e hamë në restorante dhe ushqimi i përpunuar industrialisht. Prandaj është e rëndësishme që efektin e natriumit ta neutralizojmë me kalium – natriumi do të rrisë, ndërsa kaliumi do të ulë tensionin e gjakut.
Nëse natriumi përmban ujë, kaliumi do t’ju ndihmojë ta hiqni qafe. Dhe në vend që vetëm të përqendroheni në reduktimin e konsumit të kripës, është e nevojshme të rrisni konsumin e kaliumit. Njëra pa tjetrën nuk shkon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak