LAJMI I FUNDIT:

Për dy javë Leicesterit i janë shtuar ‘Like’ në Facebook, pothuajse aq sa ka banorë Kosova (Foto)

Për dy javë Leicesterit i janë shtuar ‘Like’ në Facebook, pothuajse aq sa ka banorë Kosova (Foto)

Leicesteri City është sensacioni i Ligës Premier për sezonin 2015/2016.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri arriti të shpallet kampion në Angli, ku paraprakisht kishte ardhur nga vendi i 17-të një sezon më parë.

‘Dhelprat’ u shpallën kampionë pas barazimit 2-2 mes Chelseat dhe Tottenhamit me 2 maj 2016.


Pasi jemi duke jetuar në një kohë kur rrjetet sociale janë në kulmin e përdorimit, atëherë kemi bërë një krahasim të ‘Likeve’ të faqes zyrtare në Facebook të Leicesterit para dhe pas titullit.

Para se të shpallej kampion, Leicesteri kishte rreth 3.5 milionë njerëz që e pëlqenin, kurse tanin ka gati 5.1 milionë.

Lexo më shumë: Ky është postimi i Leicesterit në rrjetet sociale pasi u bë kampion (Foto)

Pra për dy javë, kampionit i janë shtuar pak më shumë se 1.5 milionë pëlqime, që është një shifër goxha e madhe dhe vështirë e arritshme për një periudhë kaq të shpejtë.

Nëse e rrumbullakojmë këtë numër me një shembull konkret, atëherë mund të themi se Leicesterit ia janë shtuar pothuajse aq ‘Like’ sa ka banorë Kosova, e cila nga matjet e fundit ka 1.8 milionë banorë. /Telegrafi/

capture-20160515-224421

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Kalo në kategori