LAJMI I FUNDIT:

Gruevski “raporton” para Johannes Haindl (Video)

Gruevski “raporton” para Johannes Haindl (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski sot zhvilloi një takim me përfaqësuesin e veçantë gjerman Johannes Haindl, i cili qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni. Bashkëbiseduesit kanë biseduar rreth gjendjes aktuale politike, krizës së krijuar, si dhe për qëllimet strategjike të vendit, përfshi dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga partia në pushtet, lideri i OBRM-PUDKM, Gruevski ka theksuar se partia e tij është e angazhuar për gjetjen e zgjidhjes për dalje të shpejtë nga kriza e imponuar politike.

Gruevski ka theksuar se kjo kërkon vullnet dhe angazhimin e të gjithë palëve, si dhe pjesëmarrjen e tyre aktive dhe qasjen e sinqertë.


“Interes për shtetin dhe qytetarët është tejkalimi i krizës dhe kthimi në shtigjet e përparimit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët duan zgjidhje me të cilët do tu kthehet siguria dhe paqja e tyre”, ka thënë Gruevski.

Ai në takimin me Haindl ka theksuar se çdo zgjidhje duhet të bazohet në respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe disponimit të tyre si përcaktim kryesor dhe forcë bartëse në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë demokratike.

Gruevski po ashtu ka thënë se në sjelljen e vendimeve ai gjithnjë niset nga interesi i qytetarëve dhe respektimi i vullnetit të tyre, duke u kujdesur për interesat e shteit/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori