Edhe pse shumë personazhe të njohura angazhohen për respektimin e të drejtave njerëzore dhe trajtimin e njëjtë të të gjithëve, megjithatë ata nuk kanë mundur t’i refuzojnë ofertat milionëshe të diktatorëve.
Për të ruajtur imazhin e tyre në publik, shumë prej tyre janë përpjekur që t’i fshehin evenimentet e tilla, por edhe të arsyetohen me shpjegime të ndryshme.
Kështu, Sting ka kënduar për Gulnara Karimova, vajzën e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov – i njohur si “diktatori që i zien kundërshtarët e tij”. Për këtë rast, këngëtari është arsyetuar me fjalët se kishte menduar se “koncertin e organizonte UNICEF-i”.
As diva latine, Jennifer Lopez, nuk i ka rezistuar ofertës marramendëse dhe ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedow, regjimi i të cilit përshkruhet si “më represivi në botë”. J.Lo është paguar 1.4 milion dollarë për këtë paraqitje.
Nicki Minaj pranoi ofertën e kompanisë që e pronëson presidenti i Angolës, Jose Eduardo dos Santos – i akuzuar për afera të shumta korruptive dhe shkelje të drejtave njerëzore – për të performuar në atë vend. Kur është pyetur se pse ka kënduar para njeriut që i arreston dhe vret kundërshtarët politikë, reperja ka folur befas për vajzën e tij duke thënë se “ajo është frymëzim për femrat në gjithë botën”. Minaj kishte përfituar 1.4 milionë dollarë për atë performancë.
Para fillimit të luftës civile në Libi, para Muammar Gaddafit kanë kënduar Nelly Furtado, Usher dhe Mariah Carey. Kjo e fundit është arsyetuar me fjalët se ishte naive dhe se nuk e dinte para kujt do të performojë. Ata kanë përfituar nga një milionë dollarë.
Më së shumti nga të gjithë ka përfituar Kanye West, të cilin presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, e ka paguar tre milionë dollarë për të kënduar në dasmën e nipit të tij.
Në ndërkohë, Beyonce është përpjekur ta mbajë të fshehtë performancën e saj për familjen e Gaddafit në vitin 2009. Shuma që diva e muzikës pop ka përfituar mbetet akoma e panjohur. Ekipi i këngëtares madje është përpjekur të pengojë publikimin e çfarëdo lajmi për këtë ngjarje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova