LAJMI I FUNDIT:

Kondogbia vendos për të ardhmen e tij

Kondogbia vendos për të ardhmen e tij

Geoffrey Kondogbia ka bërë të ditur se do të mbetet te Interi edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa beson se Serie A është “më taktike” sesa Ligue 1.

Mesfushori u transferua tek Interi nga Monaco kurse para disa sezoneve kishte luajtur edhe për Sevillan.

“Përfundimisht do të qëndroj te Interi”, ka thënë Kondogbia për Inter Channel.


“Ishte e vështirë të adoptohesha sepse është ndryshim i madh në jetën time. Futbolli është puna jonë dhe ne duhet të adoptohemi sa më shumë që të jetë e mundur”, ka shtuar ai.

“Ligue 1 është më fizike, La Liga është teknike ndërsa Serie A më shumë taktike”, ka thënë veç të tjerash Kondogbia.