LAJMI I FUNDIT:

Qorolli: Pozita e opozita ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit

Qorolli: Pozita e opozita ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit

Njohësi i Integrimeve, Vigan Qorolli ka theksuar se komisioneri për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ishte i qartë kur kërkoi që Kosova të ketë vazhdueshmëri në luftimin e korrupsionit.

Qorolli në “Info Box” në TV Dukagjini ka thënë se tani fillon rruga e vërtetë e integrimeve për Kosovën.


Ai ka theksuar se pozita e edhe opozita do të duhej të uleshin dhe të votonin marrëveshjen për Demarkacionin, pavarësisht mospajtimeve që kanë.

“Elita politike besoj që momentumin e tashëm dhe vizitën e Mogherinit do ta konsiderojnë si të mjaftueshme për tu ulur në tavolinë dhe ta votojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Qorolli, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se KE-ja ka kërkuar që deri në ditën kur qytetarët do të fillojnë të lëvizin pa viza, Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Qorolli ka theksuar se do të ishte e pafalshme nëse ne do të ishim peng i kryeneçësisë politike, dhe që qytetarët të mos mund të lëvizin për këtë arsye./Telegrafi/