LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pranimi në UEFA, një fitore historike e Kosovës

Mustafa: Pranimi në UEFA, një fitore historike e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas pranimit të Kosovës në UEFA, së bashku me zëvendëskryeministrin Kujtim Shala, kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, Kryetarin e FSHF-së, Armando Duka, trajnerin e Kosovës në futboll, Albert Bunjaku dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, kanë mbajtur një konferencë për media në Budapest, ku u mbajt Kongresi i UEFA-s.

Para gazetarëve dhe të pranishmëve të shumtë në këtë konferencë, kryeministri ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë sukses shumë të madh të Federatës së Futbollit, futbollistëve, të gjithë veprimtarëve të sportit.

“Është një fitore shumë e madhe, një fitore historike e Kosovës”, ka thënë Mustafa.


Më tutje, kryeministri tha se Kosova tani po hyn në një fazë të re historike ku njerëzit e saj, sportistët e saj do të marrin pjesë në shkrimin e historisë së sportit evropian dhe sportit botëror.

“Është një flijim i shumë gjeneratave dhe një sinergji e të gjithëve kjo fitore shumë e madhe. Unë ju uroj juve, ju uroj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ju garantoj se ne do të bëjmë çdo gjë si Qeveri, jo të përzihemi në sport, por ta përkrahim sportin në pikëpamje të ndërtimit të infrastrukturës sportive sepse kemi detyrime tani ndaj UEFA-s që të përgatisim terrenet tona sportive në bazë të kritereve që i shtron UEFA dhe ato do t’i bëjmë në terrenet ekzistuese dhe do t’i bëjmë po ashtu edhe me ndërtimin e terreneve të reja. Unë i thash edhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Hungarisë se ne për disa fusha tjera kemi pak problem se shkojmë më ngadalë por për sport mendoj se e bëjmë më shpejt, e bëjmë mirë dhe e bëjmë me vullnetin e qytetarëve sepse kemi mbi gjysmën e popullatës të moshës rinore dhe ata e meritojnë këtë përkushtim tonë. Urime dhe suksese”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Të pranishmëve të shumtë në këtë ngjarje i janë drejtuar edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, kryetari i FSHF-së, Armando Duka, dhe selektori i Kosovës Albert Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori