LAJMI I FUNDIT:

Guardiola në lidhje me Mullerin: Unë vendosi për formacionin

Guardiola në lidhje me Mullerin: Unë vendosi për formacionin

Bayern Munich luan nesër në Bundesliga, por konferenca për shtyp e së premtes natyrisht u përqendrua e gjitha te ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri bavarez, Pep Guardiola u është përgjigjur me një batutë atyre që e kritikojnë për formacionin titullar që hodhi në fushë në Madrid ndaj Atleticos: “Nuk kam vdekur ende”.


Natyrisht, Guardiola i referohet faktit që Bayerni i tij ka ende gjithçka në dorën e vet për të fituar gjithçka këtë sezon dhe trajneri spanjoll ka besim të plotë te skuadra.

“Paraqitja jonë në Madrid ishte shumë e mirë, por rezultati jo. Është e rrezikshme të mos shënosh në ndeshje të tilla, por e kemi treguar edhe në situata të tjera se mund t’ia dalim mbanë”.

Në lidhje me uljen në stol të Riberys dhe Mullerit në Madrid edhe këtë e sqaroi.

“Ribery kishte një problem të vogël fizik, ndërsa Mulleri ishte vendim taktik. Gjithsesi, formacioni kishte funksionuar ndaj Benficas dhe Juventusit, ndërsa këtë radhë nuk funksionoi”.

Të shtunën luhet kundër Gladbahut dhe Guardiola ka një dëshirë.

“Nuk jam në mendjen e lojtarëve të mi, por mendoj se do të ishte mirë për të gjithë nëse e prisnim Atleticon si kampionët e rinj të Gjermanisë”, ka përfunduar Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori