LAJMI I FUNDIT:

Tare e dëshiron me çdo kusht De Biasin

Tare e dëshiron me çdo kusht De Biasin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është takuar fshehurazi me trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, për bashkëpunim në të ardhmen, kanë raportuar mediumet në Itali.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i De Biasit, që ka mohuar të jetë takuar me Taren. Ai ka thënë se fokusi i tij është evropiani që zhvillohet në Francë. De Biasi udhëhoqi Shqipërinë drejt këtij suksesi historik, përcjell Koha Ditore.


“Taren nuk e kam thirrur e as nuk e kam parë qe një vit”, ka thënë De Biasi për “Cittaceleste”.

“Unë kam marrëdhënie të mira me Igli Tare, por e përsëris se nuk jam takuar e as dëgjuar që një vit dhe jam i fokusuar vetëm për Kampionatin evropian. Unë nuk mund të flas për një gjë që nuk ekziston, por nëse një thirrje vjen nga presidenti Lotito, atëherë ne do të flasim. Nuk ka diçka që të diskutohet në këtë moment”, ka theksuar De Biasi.

Trajneri De Biasi në të kaluarën ka punuar për disa skuadra italiane si Udinese, Torino, Brescia, Modena, Carpi, Vicenza dhe disa të tjera. Ka punuar edhe te Levante në Spanjë. Drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë e ka marrë në vitin 2011.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori