LAJMI I FUNDIT:

Kështu do të duket stadiumi i ri i Barcelonë (Video)

Kështu do të duket stadiumi i ri i Barcelonë (Video)

Barcelona po planifikon të ndërton një stadium të ri.

“Do të jetë një stadium unik si asnjë tjetër në botë”, tha arkitekti Niken Sekei i Pascual-Ausi.

Në fakt, stadiumi i vjetër do të modifikohet duke i shtuar disa detaje të reja. Kapaciteti do të rritet me rreth gjashtë mijë tifozë dhe do të ketë vende për 105 mijë tifozë.


“Stadiumi do të jetë i hapur dhe do të përmban një ikonë tërheqëse të qytetit të Barcelonës. Çdokush fiton”, ka thënë presidenti i klubit, Josep Bartomeu, transmeton Telegrafi.

Në stadium do të ndërtohen tarraca, ku njerëzit do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të gëzojnë pamje të detit dhe qytetit.

Projekti pritet të përfundon deri në vitin 2022. /Telegrafi/