LAJMI I FUNDIT:

KUR “Prishtina” e Drenasi bashkëpunojë për investime në ujësjellës

KUR “Prishtina” e Drenasi bashkëpunojë për investime në ujësjellës

Në vazhdën e takimeve të njëpasnjëshme me kryetar të komunave në zonën e shërbimit, udhëheqësit e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, të martën në përbërje të kryesuesit të Bordit të Drejtorëve Amir Gashi, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Ilir Abdullahu dhe sekretari Salih Gjonbalaj, takuan kryetarin e komunës së Drenasit Nexhat Demaku, nënkryetarin e komunës Arsim Haxhiu dhe drejtorin e urbanizmit Betim Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të ndryshme, filluar nga gjendja aktuale e furnizimit me ujë të pijshëm, infrastruktura e rrjetit të ujësjellësit dhe ujërave të zeza, zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike në këtë komunë, planet konkrete të bashkëpunimit dhe projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë, rritja e shpenzimeve të ujit të pijshëm gjatë sezonit të verës dhe marrja e masave adekuate për gjobitjen e keqpërdoruesve të ujit përmes një Urdhërese Administrative, që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune.

Si çështje e rëndësisë së veçantë për të cilën u diskutua dhe u ofrua mbështetje e dyanshme, ishte Programi Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale, faza e V-të, financuar nga Qeveria Zvicerane/Sëiss Corporation dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, projekte që do të fillojnë shumë shpejtë të realizohen.


Nga ky projekt do të përfitojnë 9 fshatra të Komunës së Drenasit, të ndarë në dy komponenta, përfshirë vendosjen e rrjetave primare të ujësjellësit në gjatësi prej 90 km, ndërtimi i një rezervuari të ri dhe rehabilitimi i ujësjellësve në disa zona rurale që kanë sistem me shumë probleme teknike e që më pas të integrohen në Ujësjellësin “Prishtina”.

Udhëheqësit e KUR”Prishtina” falënderuan kryetarin Demaku dhe stafin e tij shoqërues për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, lidhur me të gjitha projektet dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza për të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit.

Nga ana tjetër, kryetari Demaku duke ofruar mbështetje në realizimin e projekteve të përbashkëta, falënderoi dhe përgëzoi udhëheqjen aktuale të Ujësjellësit “Prishtina” për mënyrën e qasjes ndaj palëve të interesit.

Ai i zotua se Komuna e Drenasit do e mbështesë këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër përmendura. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori