LAJMI I FUNDIT:

Drama e Leicesterit dhe West Hamit përfundon baraz (Video)

Drama e Leicesterit dhe West Hamit përfundon baraz (Video)

Leicester City në mënyrë të pabesueshme ka siguruar një barazim prej 2-2 në sekondat e fundit ndaj West Hamit, pasi lëshoi epërsinë gjatë takimit.

Leicesteri e filloi ndeshjen duke e balansuar atë dhe duke e kontrolluar lojën.

Leicester+City+v+West+Ham+United+Premier+League+dPB0RVRqVl2x

Pas 18 minutash lojë një asistim të N’Golo Kante, ishte Jamie Vardy ai që realizoi golin e epërsisë duke u treguar i pandalshëm.


Në fillim të pjesës së dytë me kartonin e dytë të verdhë nga simulimi, Jamie Vardy u largua nga loja duke marrë të kuq.

Kjo e la keq ekipin e tij kur West Hami filloi dominimin dhe kërkimin e golit të barazimit.

Leicester+City+v+West+Ham+United+Premier+League+K_PcR-QqHg-x

Një penalti e dyshimtë u konkretizua në gol nga Andy Carroll në minutën e 84 për 1-1.

Vetëm dy minuta më vonë Cressëell shënoi një supergol për 2-1 dhe rikthimin sensacional të West Hamit ndaj ndoshta kampionit të sivjetshëm të Ligës Premier.

Leicester+City+v+West+Ham+United+Premier+League+SdYYmaq8lLvx

Kur të gjithë menduan se ky takim përfundoi, në skenë u shfaq Ulloa i cili nga penaltia shënoi në minutën e katërt shtesë për 2-2 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim, Leicesteri ka 73 pikë, tetë pikë më shumë se sa Tottenhami në vendin e dytë me një ndeshje më pak. West Hami ka 53 pikë në vendin e gjashtë, gjashtë pikë më pak se Arsenali që okupon vendin e katërt. /Telegrafi/