LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Mentor Zhdrella

Rikthehet Mentor Zhdrella

Feronikeli ka marr një lajm të mirë para ndeshje që do ta luajnë të dielën në “Ferki Aliu” kundër Vushtrrisë, raporton Infokusi.com.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, më në fund mund të llogaris në shërbimet e katër herë lojtarit më të mirë në futbollin kosovar, Mentor Zhdrellës.

Zhdrella, nuk është paraqitur asnjë herë prej së në krye të skuadrës është tekniku prishtinas Afrim Tovërlani dhe ai mund të luaj për herë të parë të dielën.

Zhdrella për shkak të problemeve në nyjën e këmbës së djathë u deshtë bëjë ndërhyrje kirurgjike, që e la jashtë fushës për gati tre muaj.


Ndërkaq, ylli tjetër i “Niklit”, Behar Maliqi pritet të mungoi edhe të dielën për shkak të problemeve muskulore dhe Tovërlani nuk pritet të rrezikoi, pasi po e ruan për ndeshjet e rëndësishme që ti kenë deri në fund, ku kanë mbetur edhe 8 xhiro. /Telegrafi/