Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, Istvan Jakab, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Fermerëve të Hungarisë, të cilin e njoftoi për politikat programore në bujqësi dhe për zhvillimet e përgjithshme në këtë sektor.
Ministri Krasniqi e informoi Jakabin për investimet, të cilat janë bërë gjatë viteve të fundit në sektorin e bujqërisë, përmes të cilave ai tha se kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së produkteve bujqësore, si dhe në modernizimin e veprimtarive në këtë sektor.
Ai vlerësoi mbështetjen që Hungaria ka dhënë për Kosovën dhe shtoi se mes dy vendeve bujqësia mund të jetë një fushë ku mund të ketë edhe më shumë bashkëpunim. Ministri shfaqi nevojën që në radhë të parë të ketë më shumë shkëmbime tregtare për produktet bujqësore mes Kosovës dhe Hungarisë.
Po ashtu, duke vlerësuar Hungarinë si një model të mirë në bujqësi, kërkoi mbështetje nga Jakabi, si nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i shoqatës së fermerëve. Kjo në radhë të parë, tha ai mund të bëhet në shkëmbimin e shumë përvojave mes shoqatave të fermerëve dhe agrobizneseve.
Ministri Krasniqi shtoi se ka pasur takime me homologun e tij hungarez dhe presin që në të ardhmen e afërt të shqyrtojnë mundësitë për projekte konkrete bashkëpunimi.
Nga ana e tij, kryetari Istvan Jakab shprehi gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në këtë sektor. Ai po ashtu e njoftoi ministrin edhe për zhvillimet që janë bërë në bujqësi në Hungari, veçanërisht në programet mbështetës për fermerë.
Ai tha se do të punojë në të ardhmen e afërt që të ketë nisma konkrete bashkëpunimi mes dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit