LAJMI I FUNDIT:

Xhaka takim me klubin e madh anglez, por nuk është Arsenali

Xhaka takim me klubin e madh anglez, por nuk është Arsenali

Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, thuhet të jetë takuar me përfaqësues të Liverpoolit në nëntor rreth një transferimi të mundshëm te klubi anglez – bën të ditur SportBild.

Futbollisti shqiptar është lidhur vazhdimisht me një kalim te Arsenali, porse duket që Redsat kanë ecur më përpara për të siguruar nënshkrimin e tij.


Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2019, mirëpo ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh që do të aktivizohet në vitin 2017.

Prandaj, drejtuesit e Gladbachut mendojnë ta shesin gjatë verës që vjen, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga ai.

Arsenali, Liverpooli dhe Manchester City, janë klubet kryesore angleze që luftojnë për shërbimet Xhakës. /Telegrafi/