Trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte, i ka bërë një vizitë surprizë klubit të tij të ri duke u shfaqur të martën në qendrën stërvitore të Bluve.
Lajmin e ka bërë publik Daily Mail, që raporton se Conte i është prezantuar ekipit, ndërkohë që po e njëjta gazetë nënvizon faktin se tekniku Italian do të qëndrojë për pak ditë në Londër ku parashikohet të ketë disa takime të rëndësishme me disa prej lojtarëve kyç të ekipit.
Conte do të dëgjojë opinionin e futbollistëve kryesorë të tij në lidhje me të ardhmen e tyre në klub, nëse duan të vijojnë me një projekt të ri apo të ndërrojnë skuadër në verë.
Mes lojtarëve që Conte pritet të ketë biseda individuale janë Eden Hazard, Nemanja Matic dhe Diego Costa, tre emra të përfolur për të lënë Chelsean në fund të sezonit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251