LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Do të pranohemi në UEFA

Ademi: Do të pranohemi në UEFA

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është i bindur se Kosova më 3 maj do të pranohet në UEFA.

Njeriu i dytë i FFK-së në një intervistë për KP, ka thënë se FFK-ja ka punuar shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar. Ai është i bindur se puna e madhe që ka bërë FFK-ja do të shpërblehet më 3 maj në Kongresin e Budapestit.

Ademi thotë se FFK ka lobuar mjaft shumë tek federatat anëtare të UEFA-së, madje, sipas tij, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri akoma është duke punuar në këtë drejtim në mënyrë që te jemi të sigurt se Kosova në fillim të muajit maj do të jetë në shtëpinë e futbollit evropian.

“Optimizmi i jonë është i mirë, sepse kemi punuar për këtë punë dhe besoj se ajo punë do të shpërblehet me 3 maj. Ne përkundër optimizmit tonë, përkundër punës që kemi bërë deri tani, ne prapë po vazhdojmë me lotimin. Ne para 3 majit të gjithë do të jemi atje për faktin se edhe një herë do të takohemi me gjitha federatat anëtare të UEFA-s, para se te hyhet në mbledhje. Shpresoj dhe besoj se do të jemi në një darke të përbashkët dhe të hyjmë sa më të sigurt më 3 maj, dhe 99 për qind Kosova do të jetë në UEFA më 3 maj”, ka thënë Ademi.


Ai ka folur edhe për pjesëmarrjen e klubeve tona dhe Përfaqësuesen në garat ndërkombëtare. Ademi është i bindur se Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

“Jemi të gatshëm si përfaqësuese. Sa i përket kualitetit e dimë se në çfarë niveli jemi dhe besoj se nuk do të çalojmë. Kosova ka mjaft lojtarë jashtë vendit dhe shpresoj e besoj se ata do të jenë pjesë e Kosovës në mënyrë që të jemi shumë konkurrues në Kampionatin Botëror, dhe për kualifikimet. Një javë pas 3 majit, pra më 12 maj do të jemi në Meksikë, dhe do të pranohemi edhe në FIFA, dhe pas pranimit Kosova do të jetë pjesë e grupit që do të ketë vetëm pesë ekipe për kualifikimet në Botëror”, ka thënë Ademi.

Njeriu i dytë i futbollit tonë, ka folur edhe për mundësinë që disa nga futbollistët si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, dhe Adnan Januzaj të veshin fanellën e Kosovës. Ademi thotë se gjithçka është në dorën e vetë futbollistëve të cilët do të vendosin nëse do të jenë pjesë e Kosovës apo jo. Ai ka thënë se në Përfaqësuese do të mirëpriten të gjithë ata që duan të veshin fanellën e Kosovës.

“Ende nuk ka ardhur ai moment. Ata janë të angazhuar në përfaqësuesen e Zvicrës dhe unë shpresoj se do të kenë sukses në Evropian, por edhe lojtarët tjerë që janë në Kombëtaren tonë shqiptare. Realisht është në dorën e tyre, është e drejt e tyre. Kosova është e të gjithëve, e atyre që e njohin shtet të vetin, e atyre që e njohin si origjinë të tyre dhe secili që dëshiron të vjen është i mirëseardhur, por ne nuk do të insistojmë te askush dhe në askënd”, ka pohuar Ademi.

Ai ka folur edhe për rrjedhën e garave të këtij sezoni. Ademi mendon se garat e këtij kampionati kanë shkuar mirë, dhe sipas tij, në këtë edicion të garave, ka një rritje të vogël të cilësisë.

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori