LAJMI I FUNDIT:

Varane në dyshim për El Clasico?

Varane në dyshim për El Clasico?

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, është në dyshim për ndeshjen ndaj Barcelonës.

Sipas AS, Varane mungoi në stërvitjen e të premtës dhe iu nënshtrua testeve.

Praktikisht, Varane nuk do të luajë, vetëm ka mbetur që të konfirmohet ky fakt sipas gazetës së madhe sportive madrilene.

Toni Kroos po ashtu është në dyshim për sfidën, pasi u dëmtua gjatë stërvitjes në një duel me Jese Rodriguezin.

Sergio Ramos pritet të luajë nga fillimi, përkundër dhimbjeve në shpinë. /Telegrafi/