LAJMI I FUNDIT:

Pasaportat shqiptare të gatshme për Grezdën dhe Asanin

Pasaportat shqiptare të gatshme për Grezdën dhe Asanin

Eros Grezda dhe Jasir Asani kanë gati dokumentet e tyre të identifikimit.

Të dy futbollistët kanë pasaportat shqiptare të gatshme dhe nga ky moment, ata janë të gatshëm për të luajtur me Kombëtaret kuqezi.

Grezda ka qenë pjesë e listës së lojtarëve për dy ndeshjet e fundit të U-21, mirëpo për mungesë të pasaportës nuk mund të luante.

Asani është bashkuar me shpresat gjatë turneut në Turqi, ku edhe ka realizuar një gol dhe ka bindur trajnerin Redi Jupi. /Telegrafi/