LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Vushtrri, arrestohen tre persona

Tentim vrasje në Vushtrri, arrestohen tre persona
Foto: Ilustrim

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur sot në fshatin Shtruherë të Vushtrrisë, pasi që pas një zënke është shtënë ndaj dy viktimave.

Veriu.info mëson se ngjarja ka ndodhur si në filma, pasi që një zënkë e filluar në fshatin Pantinë, ka zgjatur për një kohë, ku të dyshuarit dhe viktimat janë ndjekur dhe përleshur mes vete.

Konflikti ka kulmuar me arritjen e tyre në fshatin Shtruherë, afër një pompe të derivate, ku të dyshuarit me mbiemrin Hyseni dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se të dyshuarit dhe viktima janë nga fshatin Pantinë i Vushtrrisë.

“Policia në orët e pasdites ka arrestuar tre persona të dyshuar, me mbiemrin Hyseni, si dhe ka konfiskuar një pistoletë. Ngjarjes dyshohet t’i ketë paraprirë një mosmarrëveshje e një dite më parë, në mes të dyshuarve dhe dy viktimave”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Veriu.info.