LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti dëshiron mbrojtësin e Realit te Bayerni

Ancelotti dëshiron mbrojtësin e Realit te Bayerni

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, vazhdon të punojë për konfigurimin e ekipit sipas ideve të tij duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Mediat në Gjermani raportojnë se deri më tani tekniku italian ka bërë një listë të gjatë me lojtarë që kërkon t’i ketë nën urdhrat e tij në Mynih. Natyrisht nuk do të mund t’i ketë të gjithë, por disa prej tyre po.


Një nga lojtarët e kërkuar nga tekniku italian është dhe mbrojtësi veteran i Realit të Madridit, Pepe, transmeton Sportal.al.

Sipas Diario 33-vjeçari portugez kërkohet me ngulm nga Ancelotti dhe vlera e tij llogaritet në afro 10 milionë euro.